Skip to content

EMRI/Aksident në aksin Berat-Dimal: Makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

ambulance 768x424 1

Aksident në aksin Berat-Dimal: Makina përplaset me shtyllën e tensionit të lartë

Mesditën e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, ku një automjet tip Toyota Auris, me targë AB 462 MH, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike të tensionit të lartë.

Drejtuesi i automjetit, Dhimitër Pupa, ka shpëtuar pa lëndime serioze, por është shoqëruar në Spitalin Rajonal të Beratit për një kontroll të detajuar mjekësor.

Mendohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë,

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po kryejnë këqyrjen e vendit dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, punonjësit e OSHEE kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja, për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike

Berat Aksidenti