Skip to content

Nuk po punohet për pastrimin e rrugës nga dëbora, bllokohet Qafe-Thana

640 0 d404f08bef73508c04e2c107fd129b38

Aksi rrugor Strugë-Qafe Thanë, është bllokuar për shkak të reshjeve të borës, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve për më shumë se një orë

Gjithë kjo ka ardhur pasi firmat komtraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës

Te bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.

Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore të cilët kanë patur kontakte të cilët kanë komunikuar me policinë e vendit fqinj

Mjetet vijojne të jenë akoma të bllokuara në rrugë.