Skip to content

Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Sokol Sadushi kryetar i KED për vitin 2025

Në presidencë është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Mes 8 gjyqtarëve kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, fitues janë;

Marjana Semini – anëtare
Ilir Toska -anëtar
Marsida Xhaferllari – anëtare zëvendësuese

Mes 17 kandidatëVe nga Gjykata e Lartë, fitues janë;

Sokol Sadushi, anëtar dhe kryetar i këtij këshilli për vitin 2025
Medi Bici, anëtar zëvendësues

Mes prokurorëve kandidatëve në Prokurorinë e Përgjithshëm, fitues janë;

Alma Muça- anëtare
Thoma Jano- anëtar zëvendësues

Mes 45 kandidatëve të gjyqtarëve të Gjykatave të Apelit, fitues janë;

Fuat Vjerdha – anëtar
Enkela Vlora- anëtare
Elvana Ciçolli- anëtare zëvendësuese

Mes 9 prokurorëve kandidatë nga Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, fitues janë;

Irma Balli- anëtare
Etjen Kapo- anëtar
Genti Xholi- anëtar zëvendësues

Mes 10 gjyqtarëve kandidatë nga Gjykatat Administrative, fitues janë;

Nafije Hasko- anëtare
Bezart Kaçkini – anëtar zëvendësues

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të funksionojë nga data 1 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025.

 

“”