Gazetari i kronikës Armand Bajrmi ka dhënë disa detaje në lidhje me vrasjen e 50-vjeçarit, Alfred Dedja nga kunati i Altin Hajrit, Julian Gjoshi, ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme (1 dhjetor) në një lokal në Ndroq.
Altin Hajri (Majtas, lart); Jan Prenga (Djathas, lart); Alfred Dedja (Djathas, poshtë)
Teksa bën një kronologji të ngjarjes së një dite më parë, Bajrami thotë se SPAK e përjashton mundësinë që 50-vjeçari Dedja të ketë qenë dëshmitar apo person i dyshuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, i cili për herë të fundit u filmua nga kamerat e kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
“Përmes një reagimi struktura e posaçme e krimit të organizuar pak më parë referuar edhe deklaratave politike që janë bërë dhe që bëjnë lidhjen e kësaj ngjarje me Altin Hajrin të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, SPAK ka përjashtuar 50 vjecarin Alfred Dedja, edhe pse ka qenë si menaxher në kompleksin e Altin Hajrit, por sipas SPAK nuk ka dyshime apo lidhje që viktima të ketë qenë dëshmitar në rrëmbimin e Jan Prengës, apo si një nga personat e dyshuar”, tha Armand Bajrmi në emisionin “Open” në Neës24.
