Skip to content

Ndarja nga jeta e Arben Tafajt, Veliaj: Humbje e madhe për të gjithë Tiranën! Një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se Tafaj ishte një nga zërat më të zëshëm për komunitetin, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën.

“I hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana” dhe një nga zërat më të zëshëm për komunitetin tonë, me zemër të madhe e mik i vyer për shumë njerëz që e njohën. 🕊️

Ikja e Arbenit është një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë qytetin e Tiranës. Ngushëllime të sinqerta familjes Tafaj dhe të afërmve të tij”,shkruan Veliaj.

“”