Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, duke i thënë se po shkel rregulloren e Kuvendit, gjatë votimit të amendamenteve të buxhetit të vitit 2025.

“Zonja kryetare ju jeni tërësisht në shkelje të procedurës. Nuk ka asnjë nen në këtë rregullore që i jep të drejtë pasi prezantohen amendamentet të flasin anëtarët e Këshillit të Ministrave apo dikush tjetër. Ne nuk kemi asnjë problem nga e drejta e fjalës e cilitdo në këtë sallë, veçanërisht ministrat që përsërisin vetëm 3 fjalë që i kanë të shkruara”, tha Bardhi.

Në përgjigje, kreu u Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi, iu drejtua duke i thënë se nëse do të zbatohej rregullorja, amendamentet e opozitës duhej të ishin votuar në komisione dhe pasi të ishin rrëzuar do të kishin vetëm 5 minuta koha prezantimi në Kuvend.

Ai i kërkoi Bardhit se pas këtij “gjesti politik”, të mos ua shpërblente duke kërkuar akoma më shumë kohë.

“Ne kemi kulturë politike, qytetari. Ne nuk dimë t’ju fyejmë e tu shajmë kur dëgjojmë broçkullat tuaja populiste. Ju jemi dëgjuar se edhe ju keni të drejtë të bëni opozitën tuaj”, tha ndër të tjera Peleshi.

Peleshi: Bardhi ka shumë të drejtë. Sepse përderisa ne dëgjojmë me shumë durim 56 amendamente duke duruar ofendime dhe akuza, përsëri nuk reagojmë. Ka të drejtë të flasë kështu. E lejuam të sjellë 56 a 58 amendamente në seancë, ndërkohë që rregullorja është shumë e qartë. Rregullorja thotë se amendamentet paraqiten në komision. Nëse rrëzohen në komision, kanë të drejtë 5 minuta propozuesit të bëjnë prezantimin e amendamentit në seancë. Ne e fshimë atë rregull dhe e lamë gjithë ditën duke folur. Pas gjithë këtij gjesti politik, ju lutem mos na e shpërblemi duke kërkuar më shumë se kaq. Ne kemi kulturë politike, qytetari. Ne nuk dimë t’ju fyejmë e tu shajmë kur dëgjojmë broçkullat tuaja populiste. Ju jemi dëgjuar se edhe ju keni të drejtë të bëni opozitën tuaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko