Artur Karati, 55 vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se me anë të mashtrimit kompjuterik duke përdorur fotografi të marra në internet, të një shtetasi të mitur të sëmurë, ka përfituar shuma parash nga shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.
55-vjeçari, banues në Përmet ishte shpallur në kërkim dhe u vu në pranga në kuadër të operacionit “Fraud.”
Gjithashtu policia ka nisur hetimet për dy persona të tjerë, konkretisht shtetasit S. K., 42 vjeç dhe B. I., 47 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram.
Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.
