Meta është pjesërisht pronare e kabllove të ndryshme, duke përfshirë 2Africa…

Meta thuhet se po planifikon të ndërtojë një kabllo nënujore me fibra optike që do të përshkonte globin. Burime pranë Meta-s, e cila ka në pronësi të Facebook, Instagram dhe WhatsApp, thanë se kompania mund të shpenzojë mbi 10 miliardë dollarë për një projekt prej gati 40,000 kilometrash. Meta thuhet se do të zotëronte 100% të kapacitetit të kabllit. Është e paqartë se çfarë roli, nëse ka, luan AI në motivimet e projektit.

Projekti është në fazat e hershme, por kapaciteti dhe rruga e synuar nuk janë publike. Planifikimi thuhet se drejtohet nga zyra e Metës në Afrikën e Jugut. Kabllot me fibër optike nënujore përdoren shpesh për të bartur sinjale telekomunikuese mbi zona të mëdha uji. Meta është pjesërisht pronare e kabllove të ndryshme, duke përfshirë 2Africa, një kabllo telekomunikuese nënujore që shtrihet përgjatë vijës bregdetare të Afrikës.

Kompania amerikane Commonëealth Fusion Systems (CFS), lidere globale në energjinë e fuzionit bërthamor, ka arritur një hap të rëndësishëm në drejtim të prodhimit të energjisë së pastër. Së fundmi, CFS testoi me sukses një pajisje, përbërës thelbësor për reaktorin e saj që mund të prodhojë energji pa karbon.

Energjia e fuzionit bërthamor premton burime të pakufizuara energjie, pa mbetje të rrezikshme radioaktive. Por, përpjekjet për të riprodhuar procesin e yjeve në Tokë kanë qenë tejet sfiduese. Me rritjen e fondeve qeveritare dhe private, kërkimet në këtë fushë kanë përparuar ndjeshëm, me startup-et që kanë mbledhur mbi 7 miliardë dollarë deri më tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re