Ata i quajnë introvertë të mediave sociale,  një përkufizim që edhe pse nuk mund të përkthehet në mënyrë perfekte në shqip, e shpjegon mirë konceptin. Që i referohet njerëzve që postojnë pak ose aspak në mediat sociale ose madje iu shmangen këtyre kanaleve.

Kush janë ata? Pse e bëjnë? Hulumtimet e fundit janë përpjekur të gjurmojnë identikitetin e atyre që, në vend që të përditësojnë vazhdimisht statusin e tyre apo të ndajnë çdo moment, i qëndrojnë tundimit dhe jetojnë larg skenës dixhitale.

Ata janë njerëz që përpiqen të vlerësojnë lidhjet autentike. Ata i duan ndërveprimet ballë për ballë, bisedat e thella dhe momentet autentike. Nuk mjaftohen me pëlqime apo komente, por kërkojnë lidhje reale, të ndërtuara me durim dhe sinqeritet. Për ta, një bisedë intime vlen më shumë se njëqind njoftime në internet.

Ata gjithashtu e duan vetminë. Nuk bëhet fjalë për izolim, por për introspeksion. Ata kalojnë kohë vetëm për të reflektuar, rritur dhe rizbuluar veten. Dhe sigurisht që janë më pak të stresuar. Pa presionin e dokumentimit të çdo ngjarjeje, ata jetojnë me më pak ankth.

coppia sorridente che guarda il cellulare (fonte: Unsplash)

Në mungesë të kërkimit të njohjes së jashtme me çdo kusht, këta njerëz kanë një ndjenjë të fortë për veten dhe janë të sigurt për identitetin e tyre. Dhe janë të bindur se nuk është sasia e gjërave apo miqve që të bëjnë të lumtur, por cilësia e tyre. Për ata është një vetë-mjaftueshmëri e ndërgjegjshme, e cila i shtyn të jetojnë të tashmen me thellësi.

Natyrisht, ata kujdesen edhe për privatësinë e tyre të cilën e mbrojnë si një zgjedhje të vetëdijshme.

Ata sigurisht që nuk e përjetojnë të ashtuquajturën FOMO (Fear of Missing Out), frikën për t’u përjashtuar nga diçka e bukur, pra nga jeta në dukje e përsosur e njerëzve në mediat sociale. Sigurisht që nuk kanë mungesë informacioni gjithsesi. Introverti i mediave sociale, në fakt, lexon dhe thellohet në to shumë më tepër sesa luanët e tastierës që ndajnë lajme të rreme pa kontrolluar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re