Skip to content

Do të zëvendësojë Ismail Shehun, emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Kadastrës

Emërohet anëtari i ri i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. 

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave sot, qeveria vendosi lirimin e Ismail Shehut nga posti i anëtarit të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.

Ismail Shehu është zëvendësuar nga Eduard Ahmeti.

“Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

VENDIMI

Vendim për Lirimin dhe emërimin e një anëtari të këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “për kadastrën”, me propozimin e kryeministrit, këshilli i ministrave
vendosi:

1. Z. Ismail Shehu, anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Eduard Ahmeti emërohet anëtar i këshillit drejtues të agjencisë shtetërore të kadastrës, përfaqësues i ministrisë së drejtësisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.

“”