Një projekt që do të lidhë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në me një udhëtim me tren prej vetëm 54 minutash do të kushtonte rreth 19 trilion dollarë nëse do të ndërtohej.

Ndonëse  nuk ka ende një plan konkret për të lidhur të dy vendet, një tunel transatlantik që lidh Britaninë e Madhe me SHBA-në mund të kushtojë 19 trilion dollarë.

Projekti synon të reduktojë kohën e udhëtimit prej 5,471 km që ndan të dy vendet. Aktualisht, një fluturim nga Nju Jorku në Londër zgjat tetë orë. Nëse do të ndërtohej tuneli, kjo kohë mund të reduktohej ndjeshëm.

Ideja mund të ishte e realizueshme nëse tuneli do të ndërtohej nën dyshemenë e oqeanit, me një strukturë lundruese mbi shtratin e detit, apo edhe një zgjidhje që kombinon të dyja metodat e mëparshme.Mjeti kryesor i transportit në tunelin transatlantik do të ishin trenat bosh, të cilët teorikisht mund të arrinin shpejtësi deri në 8046 km/h, duke reduktuar kohën e udhëtimit mes Londrës dhe Nju Jorkut në vetëm 54 minuta.

Aktualisht ekziston një tunel që lidh Anglinë me Francën, i cili kalon 37.9 km nën Kanalin Anglez dhe u deshën gjashtë vjet për t’u ndërtuar.

Tuneli transatlantik që do të lidhë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar është ende vetëm një hipotezë. Sipas gazetës “Express”, për shkak të kostove të mëdha dhe çështjeve logjistike që lidhen me projektin, nuk ka propozime serioze nga qeveritë e të dy vendeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re