Një aksident është regjistruar ditën e sotme në autostradën Lushnjë-Fier nga ku mësohet se 3 makina janë përplasur.
Tre makinat janë përplasur në seri në autostradën Lushnjë-Fier.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme (8 Dhjetor), në afërsi të fshatit Gorre. Një “Benz” me targa AB499LM, një “Peugeot” me targa AB588MO dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.
Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit apo udhëtarët nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia shkoi në vendngjarje dhe pasi ka kryer procedurat e nevojshme, ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor.
Sipas vëzhgimeve të gazetareve tanë që shkuan në vënd ngjarje informohemi se sipas të dhënave paraprake hetimore, parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin.
