Skip to content

Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)

Progetto senza titolo 7 2

Një çift të rinjsh italianë, influencer në rrjetet sociale kanë nxjerrë në pah pikërisht këtë diferencë të çmimeve duke bërë pazar tek i njëjti supermarket, por njëri në Itali dhe tjetri në Shqipëri.

Tirane – Diferenca e çmimeve të produkteve të njëjta të ambalazhuara në Itali dhe në Shqipëri është tepër e dukshme. Nëse në Shqipëri frutat dhe perimet, mishi i freskët dhe peshku kushtojnë më pak se në Itali nuk ndodh kjo me produktet e konservuara.

Në Shqipëri i njëjti produkt në të njëjtin supermarket mund të kushtojë 2 deri në 3 fish më shumë sesa në Itali.

Ata kanë blerë të njëjtat produkte të ambalazhuara si qumështi dhe çokollata, por ndërsa në Itali për 4 produkte kanë shpenzuar 19,42€ në Shqipëri kanë shpenzuar 26,28€ dhe diferenca nuk është pak por 6.6 euro

“Të gjitha detajet Shpenzimet në Itali vs Shqipërisë
Fundjavën e kaluar ishim në Itali dhe sigurisht duhej të blinim disa gjëra!
Kështu shkuam në të njëjtin supermarket në Tiranë për të kuptuar edhe ndryshimin e çmimeve…Nuk mund ta besonim”diferencën e cmimeve 
0964bb242fea79eb13cb61f5e6d9f9b3 1