Skip to content

Dimal:, përplasen dy automjete, vdes në spital pasagjeri 78-vjeçar, në pranga shoferi

aksident

Një aksident me vdekje është regjistruar në Dimal

Dimal-Një aksident me vdekje është regjistruar në Dimal. Raportohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën pasditen e djeshme (8 dhjetor 2024).

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital pasagjeri 78-vjeçar.

Ndërkohë është vendosur në pranga shoferi, 33 vjeç, banues në Dimal.

“U arrestua në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G., 41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”, informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat.