Skip to content

Vrau bashkëshorten me çekiç, shqiptari mohon të kishte planifikuar krimin! Çfarë dyshojnë hetuesit se ka ndodhur pak çaste para fundit fatal

kastriot dhe alba cenko

Kastriot Cenko, 39-vjeçari shqiptar që vrau me çekiç gruan e tij 32-vjeçare Alba Cenko, në Ampelokipi të Greqisë, është lënë në burg.

I pandehuri, gjatë seancës gjyqësore thuhet se qante vazhdimisht dhe sipas informacioneve ka zbuluar se ishte përleshur me viktimën.

Ai është shprehur se i ishin errësuar sytë dhe në këtë moment ka marrë një çekiç nga çanta e punës dhe ka goditur gruan e tij duke e lënë të vdekur.

Gjithashtu, hetuesit dyshojnë se ka tentuar ta kthejë viktimën, por kur e ka kuptuar se gruaja ka vdekur, e ka zënë paniku dhe ka vendosur ta fsheh trupin dhe t’i qetësojë fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ka ikur nga shtëpia.

39-vjeçari po ashtu ka deklaruar se në asnjë mënyrë nuk e kishte planifikuar më parë krimin.

“”