Skip to content

Makina përplas të moshuarin kur po kalonte rrugën, policia ndalon shoferen

aksident 9

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të Lushnjës. Mësohet se një i moshuar rreth 75 vjeç është përplasur nga një automjet, që drejtohej nga një 30-vjeçare.

Gjithashtu i moshuari si pasojë e përplasjes është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po ashtu policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë uniformat blu kanë ndaluar drejtuesen e mjetiti.