Skip to content

Shpërndanin lëndë narkotike duke i kamufluar në paketa duhani, në pranga dy të rinj

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar dy të rinj, shtetasit: H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor “Kamuflimi”.

Gjatë kontrolleve në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular.

Sipas hetimeve, dy të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftimi i policisë

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Kamuflimi”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariatin e Policisë Dibër.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas, H.G., 23 vjeç, dhe S.R., 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Gjatë kontrolleve në një lokal të përdorur nga 24-vjeçari, policia zbuloi dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar kanabis, të ndarë në doza në formë cigareje, sasi të tjera të papërpunuara, një grirëse dhe pesë aparate celular. Sipas hetimeve, dy të rinjtë përpunonin kanabisin, e ndanin atë në cigare dhe e kamuflonin duke e futur në paketa duhani.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Operacioni u realizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për të goditur veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

“”