Skip to content

Merr fund saga e vulës! Sali Berisha regjistrohet si kryetar i Partisë Demokratike në gjykatë

4V5HUOPy berisha sd 1

Ky vendim i jep fund sagës për pronësinë e “vulës” dhe logos së PD, mes grupimeve të krijuara brenda “selisë blu”

Ish-kryeministri Sali Berisha është regjistruar zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës, si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ky vendim i jep fund sagës 3-vjeçare për pronësinë e “vulës” dhe logos së PD, mes grupimeve të krijuara brenda “selisë blu”.

Në një dokument të firmosur nga Sekretarja e Regjistrit të Partive Politike në Gjykatën e Tiranës dhe të shpërndarë nga PD, thuhet: “Vërtetojmë se në Regjistrin e Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezulton se me urdhër nr.12 datë 19.12.1990 të Ministrit të Drejtësisë, është miratuar krijimi i Partisë ‘Partia Demokratike’, me iniciale ‘PD’ ose ‘PDSH’. Kryetar i Partisë është z.Sali Berisha. E lëshojmë këtë vërtetim në përgjigje të kërkesës së subjektit të interesuar”.

WhatsApp Image 2024 12 11 at 15.35.07

Kujtojmë se më 11 korrik të këtij viti Gjykata e Apelit i dha Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike. Trupa gjykuese vendosi  aso kohe të mos pranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt duke lënë në fuqi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri.