Skip to content

Ja si pritet të jetë moti, ja çfarë do të ndodhë me temperaurat nesër

Progetto senza titolo 2 14

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të jenë më tepër prezentë kryesisht në zonat malore, aty ku edhe do të pasohet nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen si më poshtë:

në zonat malore -1 deri 10°C

në zonat e ulëta 1 deri 16°C

në zonat bregdetare 4 deri 16°C