Skip to content

Dënohet me 8 vite burg shqiptari në Greqi/ Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, policia gjeti drogën në oborrin e shtëpisë

Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me tetë vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë nga Gjykata e Dodekanezit në Greqi, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike

Shqiptari u arrestua në ishullin e Rodos për posedim të 645 gramë kanabis dhe 156. gram kokainë dhe të disa bimëve kokainë.

Mësohet se ai kultivonte dhe mbante fshehur bimët narkotike në oborrin e banesës së tij, mes luleve.

Sot gjykata rrëzoi rrethanat lehtësuese për 41-vjeçarin dhe e shpalli fajtor. Ndaj tij rëndojnë akuza për kultivim të bimëve narkotike, dhe trafik droge.

“”