Skip to content

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, përfundon në spital shoferi 23-vjeçar

img 7411 1 750x375 1

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

Shoferi 23-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mjeti që 23-vjeçari drejtonte ishte marrë me qira.

Dalja nga rruga ka ndodhur në një rrethrrotullim, duke shkaktuar dëmtimin e mbrojtëses anësore prej metali të rrugës.

Shkaqet e sakta të aksidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.