Burime nga Spitali Rajonal Durrës bëjnë me dije se ditën e djeshme është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç. Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë
Durrës– Burime nga Spitali Rajonal Durrës bëjnë me dije se ditën e djeshme (14 Dhjetor) është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç.
Pas diagnostikimit, vajza e re është konstatuar se ishte prekur nga një meningit akut .
Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Raportohet se në bazë të protokollit, në të tilla raste, Drejtoria e Shëndetit Publik udhëzon të gjithë personat që kanë asistuar të ndjerën, personeli shëndetësor dhe familjarë duhet të vaksinohen me vaksinën përkatëse.
