Moti i ftohtë stimulon një përgjigje termogjenike në trup, që do të thotë se trupi djeg më shumë kalori për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme të trupit. Nëse mendoni, pra, se koha më e mirë për të djegur kalori është vera dhe se me djersë po eliminoni edhe masën dhjamore, gaboheni disi.

Duhet të mësoni të përfitoni nga dimri dhe temperaturat më të ulëta. Vrapimi në të ftohtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë më shpejt, sepse kombinon aktivitetin kardio (më mirë nëse bëhet në Zonën 2) me një gjendje të favorshme moti në të cilën trupi duhet të shpenzojë më shumë energji për të mbajtur një temperaturë që lejon të gjitha funksionet jetësore.

Vrapimi në të ftohtë për të humbur peshë: shfrytëzon efektin termogjenik

Ky efekt është më i theksuar kur ekspozohet ndaj temperaturave shumë të ulëta, por niveli i aktivizimit të kësaj përgjigje varet nga faktorë të ndryshëm, si intensiteti i stërvitjes dhe kohëzgjatja.

Fakti që vrapimi në të ftohtë mund t’ju ndihmojë të humbni peshë është vërtetuar nga disa studime shkencore që kanë analizuar sesi ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta gjatë stërvitjes mund të rrisë shpenzimin e energjisë.

Veçanërisht është parë se në të ftohtë “konsumohet” e ashtuquajtura yndyrë kafe, një nga llojet e yndyrës së trupit. Ky është indi dhjamor që përdor energjinë për të gjeneruar nxehtësi dhe kështu, kur trupi është i ekspozuar ndaj të ftohtit, yndyra kafe mund të aktivizohet në përpjekje për të ngrohur trupin, duke çuar në një rritje të metabolizmit.

Vrapimi në të ftohtë, jo vetëm për të humbur peshë: përfitimet

Vrapimi në të ftohtë mund të përmirësojë gjithashtu qëndrueshmërinë dhe kapacitetin aerobik, por nuk ka asnjë provë që të ushtroheni në të ftohtë ju bën të humbni peshë më shpejt se vrapimi në kushte më të ngrohta, sepse intensiteti dhe kohëzgjatja e stërvitjes hyjnë gjithmonë në lojë.

I ftohti ka edhe avantazhe të tjera. Hulumtimi i kryer nga shkencëtarët në Universitetin Swansea (MB), të cilët i nënshtruan disa atletë në temperatura jashtëzakonisht të ulëta pas një seance sprint shpërthyese, theksoi se i ftohti pas stërvitjes ndihmoi në rritjen e testosteronit dhe për rrjedhojë edhe masën muskulare.

Në fakt, sipas studiuesve, kur ekspozohet ndaj kushteve nën zero (potencialisht vdekjeprurëse), trupi kalon në modalitetin e mbijetesës dhe lëshon një koktej proteinash “shoku të ftohtë” për të parandaluar humbjen e indeve të muskujve. Një nga efektet anësore është rritja e testosteronit, një hormon për ndërtimin e muskujve. Me fjalë të tjera, përveç rikuperimit më të shpejtë, i ftohti ndihmon edhe në rritjen e masës muskulore.

Përshtatur në shqip nga V.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re