Skip to content

U shfaq me bastun në gjykatë, Kryemadhi zbulon arsyen! Meta xheloz se bëni palestër? Deputetja e PL: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e GJKKO ku në apel u shqyrtua ankimi i saj për dy vilat e sekuestruara. Por këtë herë ajo që ra në sy ishte fakti që Kryemadhi u paraqit me një bastun.

Në përfundim të seancës, Kryemadhi tha për gazetarët se ka vrarë gjurin për shkak se bën palestër, ndërsa theksoi se edhe bastuni i pëlqen sepse i duket trendy.

“Ju e dini që unë bëj palestër shumë dhe e kam vrarë pak gjurin. Por edhe më pëlqen me thënë drejtën ky bastuni se është trend”, tha Kryemadhi.

Por e pyetur se mos bëhet xheloz Ilir Meta, për faktin që ajo bën palestër dhe ai jo, pasi nuk i ka kushtet në burg, Kryemadhi u përgjigj: “Nuk flas për njerëz që nuk kanë të bëjnë me jetën time”

LEXO EDHE: “Do të jetojmë me çadër ose kontejner“- Ankimoi sekuestron e dy vilave, Kryemadhi ironizon: Do të na falë dikush një copë tokë! Çështja, në Strasburg

“”