Ralf Gjoni, një tjetër kandidat i LSI-së, ka dorëzuar sot në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Sipas gazetës “Panorama”, Gjoni ka qenë në  zgjedhjet e fundit në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës.

Ralf Gjoni ka qenë i 11-ti në listë, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së, ai kërkon të përfitojë mandatin e deputetit.

Aktualisht nga LSI kanë marrë mandatin 4 kandidatë, të cilët u betuan në Parlament.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re