Skip to content

SHBA/ Të shtëna me armë në një shkollë, 5 të vrarë dhe disa të plagosur

Progetto senza titolo 1 60

SHBA – Pesë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private në Ëisconsin, thanë autoritetet.

Shefi i policisë, Shon Barnes nuk dha detaje mbi indetitetin e viktimave apo autorit.

Barnes thotë se oficerët e policisë që u përgjigjën nuk qëlluan me armë.

Policia kishte bllokuar rrugët përreth shkollës të hënën pasdite.

“Ne po lutemi për fëmijët, edukatorët dhe të gjithë komunitetin e shkollës Abundant Life ndërsa presim më shumë informacion,” tha në një deklaratë guvernatori i Wisconsin, Tony Evers.

Shkolla e krishterë “Bundant Life Life” ka rreth 390 nxënës, nga kopshti deri në shkollën e mesme, sipas faqes së saj të internetit.