Skip to content

Pamje të rënda/ Humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, momentet kur punëtorët nxjerrin 47-vjeçarin

Një 47-vjeçar humbi jetën pasi u zu poshtë nga një masiv gurësh, teksa ishte dukur punuar në një subjekt privat.

Policia thotë se ngjarja ndodhi në lagjen “13 shtatori” në Berat, ku gjatë punimeve, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Në këto pamje të siguruara nga gazeta “Panorama Online” shihet momenti kur punëtorët e tjerë dhe forcat zjarrfikëse nxjerrin 47-vjeçarin.

“Rreth orës 11:30, në lagjen “13 Shtatori”, në rrugën e Kalasë, gjatë punimeve nga një subjekt privat, është shkëputur një masiv guri dhe ka zënë poshtë punëtorin e subjektit, shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në Berat.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e shtetasit G. S. nga masivi i gurit dhe e kanë transportuar me ambulancë drejt spitalit, por si pasojë e dëmtimeve, 47-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia në njoftimin zyrtar.

“”