Skip to content

“Jemi katund i humbur…” – Analisti Hila: Administrata e Trump në SHBA nuk do të heqë “non gratën” për Sali Berishën

Analisti Dritan Hila thotë me bindje se, me betimin e presidentit të ri Donald Trump, SHBA nuk ka për të hequr masën non grata të vendosur ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Hila tha në studion e emisionit “Open” në News 24 nën moderimin e Eni Vasilit se presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës.

Ai tha se dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, dhe se Blinken thjesht e shpalli.

Hila: Jemi katund i humbur për SHBA-në…Mendoj se nuk kanë për ta hequr non gratën. Presidenti amerikan nuk ka aq fuqi sa të ndërroje vijën e politikës. Nuk ka për t’iu hequr. Administrata amerikane është një nga administratat më të mëdha në Botë. DASH ka me mijëra punonjës. Dosja e Berishës u hartua në kohën e mandatit të parë të Trump, Blinken thjesht e shpalli.

Kujtojmë se më 19 maj të vitit 2021 Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi asokohe se Berisha dhe familja e tij u shpallën zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

“”