Një atentat mafioz tronditi vendin mbrëmjen e së mërkurës (18 Dhjetor).

Ndaj 30-vjeçarit Kejvin Hajrulla u qëllua me breshëri plumbash në lagjen “Cole” teksa udhëtonte me një automjet tip Benz.

I riu ka marrë plumba të shumtë në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. I plagosur ka mbetur edhe një kalimtar i rastit, Armand Spahiu. Ky i fundit mësohet se ka marrë vetëm një plumb dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është gjetur duke u djegur në fshatin Panaja, automjeti tip “KIA” që u përdor nga atentatorët.

Brenda në automjetin e shkrumbuar krejtësisht nga flakët janë gjetur dy armë zjarri.

Pas këqyrjes paraprake nga grupi hetimor, automjeti i autorëve është transportuar për në komisariatin e Vlorës ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës për mbledhjen e provave të mundshme të autorëve.

Mësohet se shënjestra e atentatit nuk ka qenë person me precedentë të mëparshëm penalë.

LEXONI EDHE: Publikohen pamjet pak minuta pas atentatit me breshëri plumbash në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina të plagosur Kevin Hajrullën (VIDEO)

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko