Skip to content

EMRAT/ Goditet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës në Sarandë dhe Delvinë, ekzekutohen 11 masa sigurie “arrest me burg”

Një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike është goditur nga policia në Sarandë dhe Delvinë.

Sipas policisë, mësohet se janë ekzekutuar 11 masa sigurie “arrest me burg” për anëtarët e këtij grupi.

Shtetasit ndaj të cilëvë janë ekzekutar masat e sigurisë janë: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi”.

Njoftimi

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Rrjeti”.

Mësohet se anëtarët e grupit të dyshuar kriminal shpërndanin lëndë narkotike, kryesisht në Sarandë dhe në Delvinë. Për anëtarët e grupit, janë dhënë në total 11 masa sigurie “arrest me burg”.

“DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, për goditjen e një grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në Sarandë dhe Delvinë.

Ekzekutohen 11 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarët e këtij grupi konkretisht shtetaseve: Mili Hamzaj, dhe Evinio Hamzaj, (vëllezër), Fatjon Abazi, dhe Osmën Abazi, (vëllezër), Xhuljan Meçani dhe Stelio Meçani, (vëllezër), Eduart Taka, Juxhin Isufi, Drago Qëndro, Enver Haxhi dhe dhe Mina Dedi. Arrestohet në flagrancë gjatë operacionit dhe shtetasi Algert Caushi”, njofton policia.

“”