Deputeti Agron Shehaj, ka reaguar ashpër ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke i kërkuar llogari për shmangien e interpelancës për atë që ai e quajti një nga aferat më të mëdha në 30 vitet e fundit, rruga Thumanë-Kashar.

Nga Kuvendi, Shehaj u shpreh se kërkesa e tij për një interpelancë me Ballukun ka kaluar më shumë se gjashtë muaj, por ende nuk është realizuar.

Shehaj e cilësoi rrugën Thumanë-Kashar si një aferë të jashtëzakonshme dhe kërkoi që Balluku të paraqitet dhe të japë llogari.

“Rekord i që keni vendosur me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km, ku e kaluar nga një kontratë 10 vjeçare, në 35 vjeçare, janë 1.3 miliardë euro, kjo është një aferë e jashtëzakonshme për të cilën duhet të vini këtu dhe të jepni llogari”, tha Shehaj. “Nuk mund të fshiheni, duhet të jepni llogari për një nga aferat më të mëdha,” tha Shehaj.

Deputeti theksoi gjithashtu se ministrja, në vend që të merrej me interpelancën, ishte përfshirë në aktivitete festive të Partisë Socialiste, ku u pa duke kërcyer në një festë të PS-së me militantët.

“Në vend që të vijë këtu të japë llogari, hedh valle me militantët e PS-së për festa. Ky është skandal,” tha Shehaj.

Deputeti Agron Shehaj: Kanë kaluar të paktën 6 muaj siç e dini, në lidhje me interpelancën që kam kërkuar me ministren Ballukun dhe përsëri nuk po ndodh, po ndodhin të tjera dhe kjo jo, nuk keni kohë ta vendosni. Vendoseni vetë datën, por duhet të jepni llogari për një nga aferat më të mëdha në këto 30 vjet, jo në vitet tuaja të qeverisjes, se ju keni vendosur rekorde të jashtëzakonshme.

Rekord i që keni vendosur me rrugën Thumanë-Kashar, 20 km, ku e kaluar nga një kontratë 10 vjeçare, në 35 vjeçare, janë 1.3 mld euro, kjo është një aferë e jashtëzakonshme për të cilën duhet të vini këtu dhe të jepni llogari.

Nuk mund të fshiheni, përgjigjet ministrja me një arrogancë të jashtëzakonshme. Kishte reaguar me një çarçaf sharjesh dhe ofendimesh, vetëm me miliardat nuk ishte marrë që keni vjedhur, duhet të jepni llogari. U njoftova se ministrja nuk vinte dot këtë javë, ku shoh dje një postim, ishte te festa e PS duke hedhur valle. Në vend që të vijë këtu të jap llogari, hedh valle me militantët e PS për festa.

Ky është skandal! Vini thoni s’ka lekë për pensionet, arsimin, etj., thoni s’ka para, por ka për festat e PS-së paska para. Kur vjen puna për të diskutuar sa kanë kushtuar 20km rrugë pse ikni, pse e shmangni. Interpelanca duhet të bëhet sepse keni vjedhur paratë e qytetarëve. Mund të na thoni kur do bëhet, apo është e paprekshme këtu ministrja Balluku.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko