Burri dhe të 50 burrat që sulmuan seksualisht Gisele Pelicot janë shpallur fajtorë.

Dyzet e shtatë burra u shpallën fajtorë për përdhunim, dy u akuzuan për përdhunim në tentativë dhe dy për sulm seksual.

Njëri nga të pandehurit është në arrati, por edhe ai është dënuar në mungesë.

Një trup gjykues i përbërë nga pesë gjyqtarë gjeti 20 nga 50 burrat e dyshuar për pjesëmarrje në krimin e përdhunimit dhe abuzimit seksual.

Procesi ende nuk ka përfunduar, burrat që iu përgjigjën thirrjes së Dominique Pelicot duhet të mësojnë se cilat janë dënimet e tyre pasi gjykata të shpallë fajësinë e të gjithë të akuzuarve.

Kujtojmë se bashkëshorti i Dominique Pelicot e detyroi Gisele të konsumonte drogë dhe pasi e zuri gjumi nën efektet e tyre, do të ftonte burra të tjerë për të kryer këtë krim të rëndë.

Dominique Pelicot u dënua me 20 vjet burg dhe akuzohet gjithashtu për shitjen dhe shpërndarjen e fotografive seksuale të vajzës së tij të rritur Caroline dhe grave të djemve të tij. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re