Skip to content

Reshje të dendura dëbore në Qafën e Murrizit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit/ Ja akset problematike

IMG 2496 653x375 1

Aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në disa aske rrugore të vendit

Reshjet e dendura të dëborës në bypass-in e Murrizit kanë bërë që dhjetëra mjete të mbeten të bllokuara.

Dëbora ka vështirësuar gjithë qarkullimin, dhe policia ka bërë apel për kujdes gjatë vozitjes dhe pajisjen me goma dimërore dhe zinxhirë. Sipas policisë, aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër, Automjetet në këto akse duhet të kalojnë me zinxhirë.

Policia e Shtetit

Për shkak të reshjeve të dëborës në disa zona malore të vendit dhe të reshjeve të shiut në të gjitha qarqet e vendit, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve dhe për të ndihmuar përdoruesit e rrugës në nevojë.

Si pasojë e reshjeve të dëborës në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.