Skip to content

Para me fajde e mashtrim, superoperacion me 14 të arrestuar në Shkodër

14 persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të enjteje në Shkodër pasi ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

 

Operacioni u zhvillua nga forcat RENEA, FNSH dhe ato Shqiponja të cilat mbërritën nga Tirana me qëllim ekzekutimin e urdhrave të ndalimit.

 

Në total, lista e personave për të cilët policia ka lëshuar urdhëra ndalimi është 16.

 

Por sipas informacioneve numri I të arrestuarve pritet që të rritet në orët në vijim.

 

Ende nuk dihet emri I personave të arrestuar ndërsa pritet të mësohet në orët në vijim.