Skip to content

“Mbajeni mend”! Nis mosbindja e PD-së, Bylykbashi kërcënon policët

IMG 2503 750x375 1

Nis mosbindja civile e opozitës. Bllokohen pesë pika në Tiranë.

Akset e bllokuara janë “Unaza e Vogël”, “rrethrrotullimi te Zogu i Zi”, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Willson” dhe rruga nga “Pallati me Shigjeta” drejt “Rrugës së Kavajës”.

Deputeti Oerd Bylykbashi ka pasur një përplasje verbale me policinë, e cila kërkoi hapjen e rrugës.

Mbi 1400 efektivë policie janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.