Deputeti demokrat Xhelal Mziu është dhunuar nga efektivët e policisë ditën e sotme. Gjatë protestës te rruga e Elbasanit, Mziu ka deklaruar se një efektiv policie e ka gjuajtur me skafandër në dorë.
Pas dhunimit, Mziu ka thënë se është gjakosur në dorë.
Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat gjatë protestës.
Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë pa ndjenja, ndërsa i është dhënë menjëherë ndihma e parë.

