Ka zgjatur rreth 3 orë protesta e opozitës në Tiranë, ku përveç bllokimit të disa pikave kyçe në Tiranë nuk kanë munguar as tensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe policisë.
Qytetarët u grumbulluan rreth orës 17:00, duke bllokuar pesë pikat kyçe në Tiranë, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.
Policia bëri thirrje disa herë që të lirohen rrugët, pasi bllokimi i tyre përbën vepër penale, por kjo thirrje u refuzua nga demokratët të cilët thanë se kishin marrë leje dhe se policia duhet te kishte marre masat.
LEXO EDHE: Tensione te “Rruga e Elbasanit”, Falmur Noka përplaset fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1: M’u zhduk, nuk pyes fare kush je…
Në këtë protestë për herë të parë ishte edhe Sali Berisha, pasi prej gati 10 muajsh ai ishte në arrest shtëpie. Kreu i PD-së, dha mesazhin e tij se nuk do të ndalen deri në arritjen e objektivave kryesore, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
LEXO EDHE: “Ky dimër do jetë i vështirë”- Sali Berisha i bashkohet mosbindjes civile: Nuk ndalemi derisa të realizojmë objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira
“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar objektivat e tyre. Sot një nga ditët më të veçanta të dhjetorit, por sot është përsëri dita e demokrateve. Ja ku jemi në detyrë, në protestë, revoltë, në mosbindje
Ky dimër premton të jetë i vështirë, si për argatin e Tiranës edhe për padronin në Beograd. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin, edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. I përshëndes të gjithë demokratët që janë mbledhur sot.
I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira.”, tha Sali Berisha.
LEXO EDHE: Momenti kur Agron Gjekmarkaj humb ndjenjat në protestë, deputeti i PD transportohet në spital për ndihmë mjekësore
Gjatë protestës pati një incident edhe me nënkryetarin ePD dhe nënkryetarin e Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, i cili u raportua se u dhunua nga policia. Për shkak se nuk u ndie mirë, ai humbi edhe ndjenjat, më pas u transportua për në spitalin e Traumës.
Ky akt u dënua nga Sali Berisha, i cili tha se policia do të përgjigjet për këto akte dhune, që sipas tij janë urdhëruar nga Edi Rama.
Pas përfundimit të protestës, policia bëri edhe disa shoqërime ne komisiariat.
