Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, është shprehur se sot opozita ka arritur që të jetë e madhe jo vetëm në numra, por ka fituar edhe legjitimitetin ndërkombëtar.
“Sot PD ka marrë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që ka pasur ndonjëherë”, theksoi ajo në studion e emisionit ‘Open’ në News24.
Sipas saj e gjitha kjo është “produkt i një aksioni të jashtëzakonshëm politik”.
Zhulali: Në tre vite PD ka treguar rezistencë të jashtëzakonshëm dhe se pavarësisht përpjekjeve për t’ia shkatërruar numrat jo që nuk ia shkatërruan por ia rritën.
Sot opozita ka arritur që, në kushtet më të vështira të mundshme, të jetë e madhe jo vetëm në numra, por ka fituar edhe legjitimitetin ndërkombëtar.
Sot PD ka marrë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që ka pasur ndonjëherë.
Ky është produkt i një aksioni të jashtëzakonshëm politik.
Kemi arritur në një pikë të re. Sot në protestë bashkë me PD janë edhe qytetarët. Këtë gjë Edi Rama e shikon prandaj ka sjelljen e një qeverie në pakicë. E vetmja gjë që i mbetet një qeverie në pakicë është dhuna.
