Skip to content

Vaksinohuni, gripi mund të shkaktojë komplikacione

Mënyra më e mirë e parandalimit të virusit të gripit është vaksinimi me vaksinën kundër gripit.

Vaksinimi mbron vete personin si dhe ndihmon në mos përhapjen e gripit.

Vaksinimi cdo vit është e rëndësishme pasi virusi i gripit është i paparashikueshëm, pasi viruset e gripit janë në ndryshim të vazhdueshëm dhe imuniteti nga vaksina e bërë bie me kalimin e kohës.

ISHP  rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për tu mbrojtur nga gripi.

Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.