Skip to content

Elisa Spiropali uron besimtarët festën e Krishtlindjes: Harmonia fetare duhet të jetë shembull edhe për politikën

Me rastin e festës së Krishtlindjes, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Spiropali u prit në Katedralen Katolike të Shën Palit,  nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.

Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se  “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishterë, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët”.

Spiropali: Gëzuar Krishtlindjen të gjithë shqiptarëve. Krishtlindja është një festë e bekuar dhe shumë e bukur për të gjithë besimtarët e krishterë. Por tradicionalisht është festuar nga të gjithë shqiptarët.  Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptareve, e njohur botërisht dhe me te cilat ne krenohemi. Nga kjo tolerance duhet te mësojmë te gjithë, por sidomos ne politikanët. Harmonia fetare duhet të jetë shembull edhe për politikën.

Te udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, te braktisim gjuhen e urrejtjes, te përçarjes dhe konfliktit. Mesazhi im më i ngrohtë shkon për gratë, fëmijët, për ata që kanë pamundësi.

Dashuria është vlera me e larte njerëzore dhe ajo duhet te përshkojë  jetët tona. Te gjitha gjerat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë.

Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetaret, gratë dhe fëmijët qe Krishtlindjet i gjejnë ne lufte. Urojme qe luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjeje rrugën sa me shpejt. Gëzuar te gjithëve!”

“”