Skip to content

Reshje dëbore në juglindje, normalizohet situata

Normalizohet situata pas reshjeve të borës në juglindje të vendit. Nga të dhënat zyrtare pranë prefekturës së Korçës bëjnë me dije se në të gjitha akset nacionale kalimi i mjeteve bëhet normalisht.

 

Përfshi këtu edhe aksin Korçë- Dardhë, Korçë Voskopojë dhe Korçë – Qafë Qarri ku kalimi ishte i detyrueshëm me zinxhirë si pasojë e reshjeve të shumta të borës.

 

Situata e vështirë mbetet në zonat e thella malore, ku kryessht ajo e Çlirimit në Kolonjë, aksi Lekas Voskopojë dhe Vithkuq – Panarit janë të kalueshëm vetëm me përdorimin e zinxhirëve.

 

Gjithashtu në zonat malore ka pasur probleme edhe me furnizimin me energji elektrike si pasojë e rrjetit të amortizuar.