54-vjeçari kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kamzë, ku një 54-vjeçar ka rënë në pranga.
Ai është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten dhe fëmijët e tyre se do i digjte me benzinë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Tuk Jakova”, ku pas kërcënimeve, 54-vjeçari ka djegur banesën ku jetonte me familjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Kanosi bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre, se do t’i digjte me benzinë, dhe më pas i vuri zjarrin banesës, arrestohet në flagrancë 54-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tuk Jakova”, një shtetas kishte kanosur për jetën familjarët e tij, menjëherë kanë organizuar punën për vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.
Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
