Skip to content

Raporti kishtar: priftërinjtë polakë, abuzim me 382 të mitur nga 1990 në 2018

poljska epa 16

Priftërinjtë në Poloni kanë abuzuar seksualisht me 382 fëmijë midis viteve 1990 dhe 2018, dalë kjo nga një hulumtim i shpallur të enjten nga Kisha Katolike në Poloni.

“Kjo është veçanërisht e dhimbshme kur mendon se kjo është bërë nga meshkuj të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre shërbimit ndaj Kishës për qeniet e tjera njerëzore. Ata kanë patur besimin e shoqërisë dhe ky besim është shkelur në mënyrë tragjike”, u tha gazetarëve Kryepeshkopi Marek Jedraszeëski.

Raporti thotë se 198 nga viktimat e abuzimit ishin nën moshën 15-vjeçare.