Skip to content

Murtaja afrikane e derrave konfirmohet dhe në Shqipëri

img 6438 1

Në Shqipëri është konfirmuar shpërthimi i Murtajës Afrikane të Derrave, e cila u identifikua në Ishull Lezhë, ku 15 krerë derrash ngordhën dhe u groposën.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi se ferma ku ndodhi ngjarja ishte brenda zonës së survejancës prej 10 km nga vatra e mundshme në malin e Rrencit dhe ishte kontrolluar tri herë gjatë periudhës së karantinës, pa shenja të sëmundjes.

Ministria thotë se ka marrë masa për parandalimin e përhapjes, duke vendosur ndalimin e shitjes dhe tregtimit të derrave të gjallë në tregjet e hapura dhe në Bashkinë Lezhë, si dhe kufizuar lëvizjen e derrave mes fermave dhe tregjeve.