Skip to content

EMRI/ Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën në spital 65-vjeçari

3bd0c441 8eb0 4e5d a428 6806ecf41d88 1 750x375 1

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme, 27 dhjetor, në Tiranë.

Një këmbësor është përplasur nga një mjet në rrugën e Kavajës.

65-vjeçari i identifikuar si Afmet Kërçiku mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital.

Por fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar nga Policia dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.