Skip to content

Rrëzohet aeroplani në Gjermani, raportohet për 2 të plagosur

1735501992 imagea.media .4623c97ee16e46a2 1

Një aeroplan është rrëzuar në aeroportin e Shtutgartit të dielën. Sipas policisë dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht.

Pasditen e së dielës ka ndodhur një aksident ajror gjatë uljes në aeroportin e Stuttgart-it. Një avion i vogël është rrëzuar disa qindra metra larg pistës së uljes.

Avioni i tipit Cessna C-172, një mjet ajror me katër vende, ishte nisur në orën 15:39 nga Leutkirch në Allgäu dhe aksidenti thuhet se ka ndodhur në orën 16:21 pranë aeroportit të Stuttgart-it.

Sipas gjermanes Bild, në momentin e aksidentit, ishte tashmë errësirë, dhe zona përreth aeroportit ishte shumë e mjegullt, gjë që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi.

Fillimisht policia mendoi se në avion ndodheshin tre persona, por tani është e qartë se në bord ishin dy persona. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime që rrezikojnë jetën, ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Të dy aktualisht ndodhen në spitale. Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.