Skip to content

Qeveria tallet me punonjësit e policisë: Keni 10 mijë lekë shpërblim

img 6544 1 750x375 1

10 mijë lekë (afërsisht 100€) është “lëmosha” që qeveria ka vendosur t’i japë punonjësve të policisë së shtetit si shpërblim për festat e fundvitit.

Ishte vetë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha që njoftoi këtë vendim, i cili më shumë mund të konsiderohet si tallje se sa vlerësim.

 “Çdo punonjës i Policisë së Shtetit i rolit zbatues do të përfitojë një shpërblim prej 10 mijë lekësh (~100 euro)”, ka shkruar ministri Hoxha.

Në një kohë kur inflacioni ka ndikuar në rritjen e kostos së jetesës, përfshirë çmimin e qirave, ujit e dritave, 10 mijë lekë nuk mund të dalin as për të blerë ushqimet e darkës së ndërrimit të viteve.

Për personat që punojnë me orë të zgjatura, në të ftohtin e dimrit ose në vapën e verës, që kanë për detyrë të sigurojnë rendin dhe mbarëvajtjen e shoqërisë, që janë pa makina e me një uniformë pune, ky është vlerësimi i pushtetit.

Në një kohë kur krimi i organizuar i ka shtrirë tentakulat e tij deri në emërimet politike, e që qarkullon para të pamasa nëpër duar, policët e kanë thuajse të pamundur të luftojnë për të drejtën.