Skip to content

Personat me aftësi të kufizuara nuk marrin bonusin e fundvitit, protestojnë para Bashkisë

1735659895 korce 1

Invalidët e Korçës kanë protestuan sot para bashkisë, duke kërkuar bonusin e fundvitit. Nga bashkia u njoftuan se parate do t’i marrin ne janar, pasi nuk jane levruar fondet nga Thesari i Shtetit.  

Personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre protestuan këtë të martë përpara Bashkisë se Korçës, pasi nuk kanë marre bonusin e fundvitit me vlerë 15 mijë lek. Tryeza festive është e vakët për ta, për shkak të gjendjes së veshtire ekonomike.

Nga autoritetet lokale të cilat kanë mbajtur takim me përfaqësus të shoqatës së para dhe tetraplegjikeve është bërë e ditur se pagesa e bonusit do të bëhet në ditët e para të janarit, çka tregon se sot personat përftitues e kanë të pamundur te tërheqin bonusin.

Me vendimin e dates 26 dhjetor, Qeveria akordoi shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Shuma prej 15 mijë lekësh (150 euro) u akordohet familjeve në nevojë, fëmijëve pa kujdes prindëror, individëve me status para apo tetraplegjikë dhe të verbërve.