Heqja e pllakave të gurit në Gjirokastër me qëllim restaurimin e tyre, ka shkaktuar një debat të madh në opinionin publik gjatë ditëve të fundit.
Vetë banorët e këtij qyteti shprehen shqetësim për këtë veprim të Ministrisë së Kulturës.
Vetë numri një I këtij institucioni, Elva Margariti komentoi nga qyteti I Elbasanit restaurimin e rrugicave të qytetit të gurtë të Gjirokastrës.
Ministrja Margariti se janë bërë konsultime dhe është marrë dakortësia e UNESCO-s për këtë restaurim.
“Jemi ne 2019 dhe ka nevoje të nderhyjmë në Gjirokastër. Për këtë gjë jemi konsultuar edhe me UNESCO. Ndersa sa I takon zërave kunder, ato kanë ardhur nga individe dhe grupe të cilët nuk janë përfshirë në këtë projekt që nuk cenon aspak historine e Gjirokastrës dhe identitetin e saj”.