Kjo unazë gjigante, praktikisht e përsosur e galaktikave, i ka lënë pa fjalë astronomët. Me një diametër prej rreth 1.3 miliardë vite dritë, ajo nuk përputhet me asnjë strukturë ose mekanizëm formimi të njohur të parë deri më sot. Objekti, i quajtur Unaza e Madhe, mund të sfidojë të kuptuarit tonë për universin dhe se si ai ka evoluar deri më sot.

Është struktura e dytë gjigande e këtij lloji e zbuluar në vitet e fundit. I pari, ishte  quajtur Harku Giant, është në të vërtetë në të njëjtën pjesë të qiellit, në të njëjtën distancë. Kur zbulimi i këtij të fundit u njoftua në vitin 2021, i la astronomët të hutuar. Unaza e Madhe vetëm sa e thellon misterin.

spazio

Një strukturë kozmike që mund të ndryshojë gjithçka

“Asnjë nga këto dy struktura ultra të mëdha nuk është e lehtë të shpjegohet në kuptimin tonë aktual të universit,” tha Alexia Lopez nga Universiteti i Central Lancashire, astronomia që udhëhoqi zbulimin dhe studimin.
“Dhe përmasat e tyre ultra të mëdha, format e dallueshme dhe afërsia kozmologjike duhet të na tregojnë me siguri diçka të rëndësishme, por çfarë saktësisht?”

Lidhja më e menjëhershme duket të jetë me diçka të quajtur Baryon Acoustic Oscillation (BAO). Këto janë rregullime gjigante rrethore të galaktikave që gjenden në të gjithë hapësirën. Ato janë në fakt sfera, fosile valësh akustike që u përhapën nëpër Universin e hershëm dhe më pas ngrinë kur hapësira u bë aq e shpërndarë sa valët akustike nuk mund të udhëtonin më.

Unaza e Madhe nuk është një BAO. Pasi të gjitha BAO-të kanë një madhësi fikse prej rreth 1 miliard vite dritë në diametër. E cila e lë pyetjen pa përgjigje: po çfarë dreqin është?

Ato thjesht mund të jenë rregullime të rastësishme të galaktikave që qarkullojnë nëpër qiell, megjithëse probabiliteti që kjo të ndodhë duket mjaft i vogël. Lopez shpjegoi se: “Ne mund të presim ndoshta një strukturë jashtëzakonisht të madhe në të gjithë Universin tonë të vëzhgueshëm. Megjithatë, Unaza e Madhe dhe Harku Gjigant janë dy struktura të mëdha dhe madje janë fqinjë kozmologjikë, gjë që është jashtëzakonisht magjepsëse.”

Përshtati në Shqip V.K.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re